“Karta Blu”, BE hap dyert për emigrantët e kualifikuar

08.06.2016 15:11

Komisioni i Bashkimit Evropian ka propozuar të shpallë aplikimet për emigrantët e kualifikuar, të cilët duan të pajisen me lejen e qëndrimit, “Kartën Blu”...

Ky propozim do t’u japë të drejtën e punës disa prej emigrantëve të kualifikuar, që kanë ardhur në Evropë në mënyrë të parregullt dhe që kërkojnë azil.

Skema ka për qëllim punëtorët e kualifikuar, më të paktën një shkollë të lartë, të cilët do të marrin një ofertë pune në BE, me kohëzgjatje minimale prej kontratës të përgjysmuar nga gjashtë deri në 12 muaj.

Megjithatë, Komisioni është shprehur se do të ulë pagën për të vënë më shumë vende pune në dispozicion. Ajo mund të shkojë sa paga mesatare kombëtare të një shtetasi anëtar i BE-së.

Aktualisht, “Blue Card” lëshohet vetëm për profesionistë të aftë për të fituar 50 për qind më shumë se mesatarja.