Maqedoni
Ahmeti takon ambasadorin Hysa: Intensifikojmë bashkëpunimin
08.06.2016 15:24
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku është pritur nga ambasadori Ylber Hysa...

Temë e bisedës së Ahmetit me ambasadorin Hysa ka qenë zhvillimet më të reja në Maqedoni, pas rikthimit të institucioneve, tërheqjës së faljes si dhe vizitës së fundit të ndërmjetësit special nga Gjermania, Johanes Hajndëll.
Në kumtesën partiake thuhet se bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë mund të ngriten në një nivel edhe më të mirë dhe se bashkëpunimi ndërshqiptar vazhdon të kundrohet brenda idese së synimit Euro-atlantik dhe se populli shqiptar kudo që jeton është garancë për këtë synim aftagjatë rajonal.
Në këtë kontekst, thuhet në kumtesë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis Prishtinës dhe Shkupit, si dhe besimi i ndërsjellë nuk mund të cënohen nga deklarata të pamatura të zyrtarëve të caktuar.
"Pas vendimit për kalim të kufirit vetëm me letërnjohtime dhe nënshkrimit të shumë marrëveshjeve bilaterale, ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më tej", thuhet në kumtesën e BDI-së.
