Maqedoni

Çmimet në rritje, AKE kërkon operator të ri celular

08.06.2016 15:56

Agjencia për Komunikime Elektronike po krijon kushte për hyrje në operator të ri celular me rrjet dhe operator virtual mobil në tregun e Maqedonisë...

Agjencia për Komunikime Elektronike po krijon kushte për hyrje në operator të ri celular me rrjet dhe operator virtual mobil në tregun e Maqedonisë, si përgjigje të çmimit të rritur mesatar për minutë bisedë në telefoninë celulare për mbi 15 për qind dhe në internetin celular për afërsisht 20 për qind.
 
Ndryshimet në tregun e telefonisë celulare kanë ndodhur me bashkimin e Telekomit të Maqedonisë dhe T-Mobile dhe të operatorit të dytë dhe të tretë One dhe VIP, të cilët pas ndërmarrjes edhe të operatorit kabllor Blizu paraqiten si një kompani.
 
“Pas bashkimit ka ardhur deri në zvogëlim të pakove të caktuara nga operatorët celularë dhe zvogëlim i vëllimit të qarkullimit pa u ndryshuar çmimit. Maqedonia tani është shteti i vetëm në Evropë me vetëm dy operatorë celularë me rrjet.”- deklaroi Vaska Petroviq nga sektori për rregullativë në AKE.
 
“AKE nuk i pranon trendet jo të volitshme dhe se nuk do të lejojë që qytetarët të paguajnë më shtrenjtë për shërbimet e njëjta, të cilat deri më tani i kanë shfrytëzuar më lirë. Javën e kaluar kemi dërguar mbi 70 letra për interesim deri te operatorët e njohur botërorë për kushtet e reja, të cilat i krijon për hyrje të një operatori të ri celular me rrjet dhe për kushtet për hyrje të një operatori virtual mobil në tregun e Maqedonisë.”- tha drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Sasho Dimitrijoski.
 
Nga AKE paralajmërojnë se deri nga fundi i muajit do të miratohen ofertat referente të dy operatorëve me kushte dhe çmime të definuara.
 
Në këtë mënyrë, çdo operator virtual do të mundet lehtë të nënshkruajë marrëveshje me operatorët ekzistues për shfrytëzim të rrjetit të tyre për ofrim të shërbimeve celulare për parapaguesit, konsiderojnë nga AKE.
 
BESIM ABDULLAI