Maqedoni

DAP: Paguani taksën radiodifuzive, në të kundërtën fillojmë pagesën e detyruar

08.06.2016 16:17

Qytetarët duhet t’i paguajnë sa më shpejt borxhet e mbetura për taksën radiodifuzive, në të kundërtën Drejtoria e të Ardhurave Publike do të fillojë me pagesë të detyruar...

“Me qëllim që obligacionet të mos ekspozohen në llogaritë e bllokuara dhe shpenzimet shtesë, rekomandojmë që në kohë të kontrollojnë nëse kanë borxhe të mbetura dhe vullnetarisht t'i paguajnë!"- thekson DAP.

Për pagesë të shpejtë, pa pritje në sportele dhe me shpenzime më të vogla, DAP rekomandon të shfrytëzohen kartelat pagesore Viza, Maestro dhe Masterkard, gjegjësisht shërbimi elektronik E-Taksa Radiodifuzive.

Regjistrimi për E-Taksa Radiodifuzive është falas, i shpejtë dhe i thjeshtë, vetëm është e nevojshme qasje deri te interneti dhe E-postës, theksojnë nga DAP.

Pagesa, kontrolli në evidencën për taksë radiodifuzive dhe kontrolli  në vendimet pagesore dhe jopagesore mund të kryhet edhe me aplikimin për M-Servise tatimore përmes "smart" telefonave nga cilido vend dhe në cilëndo kohë. Për këtë është e nevojshme që qytetari të jetë shfrytëzues i regjistruar në servisin elektronik E-Taksa Radiodifuzive.

"Në lidhje me kontrollin nëse keni borxhe për taksën radiodifuzive, DAP-i dorëzon paralajmërim deri te taksapaguesit për çdo muaj, për vlerën e borxhit të mbetur në vendimin për taksë radiodifuzive, ose në rast të problemeve, parapaguesit me dëshmi për pagesën e kryer të drejtohen në zyrat tatimore me qëllim të sigurohen se nuk do të zbatohet pagesa e borxheve."- thuhet në kumtesën e Drejtorisë për të Ardhura Publike.