Futboll
Hasi merr te Legia Alban Sulejmanin
08.06.2016 16:24
Një shqiptar i bashkohet Besnik Hasit te Legia e Varshavës...

Bëhet fjalë për 18-vjecarin e talentuar Alban Sulejmani, i cili këtë të Mërkurë u zyrtarizua si blerja e radhës e kampionëve të Polonisë në merkaton e kësaj vere. Ish-sulmuesi i Renovës firmosi një kontratë 4-vjecare me Legian Varshavën klub me të cilin do të jetë i lidhur deri në vitin 2020.
Forma e mirë që kishte treguar Alban Sulejmani me fanellën e skuadrës tetovare bëri që për talentin shqiptar nga Maqedonia të shfaqnin interes shumë klube të njohura në Europë, por në fund konkurrencën për të firmosur me 18-vjecarin nga Kumanova e fitoi skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi.
Me gjatësi 1 metër e 82 centimetra Alban Sulejami është një futbollist i shpejtë dhe shumë i zhdërvjellët teksa luan si sulmues i krahut të majtë, por në raste të vecanta mund të përshtatet shumë mirë edhe në majën e sulmit.
Me afrimin e trajnerit shqiptar Besnik Hasi, i cili firmosi për dy sezonet e ardhshme me kampionët e Polonisë, Legia po mendon të sigurojë të ardhmen dhe pas të rinjëve Tin Matic dhe Sandro Kulenovic, merr në skuadër talentin shqiptar nga Maqedonia, Alban Sulejmani.
