Maqedoni

BDI vazhdon aktivitetet në Diasporë

25.03.2014 18:31

Një delegacion i BDI-së, i udhëhequr nga nënkryetarja e kësaj partie, njëherit edhe kryetare e Tetovës, Teuta Arifi...

Një delegacion i BDI-së, i udhëhequr nga nënkryetarja e kësaj partie, njëherit edhe kryetare e Tetovës, Teuta Arifi, ka takuar  mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Gjatë  këtyre takimeve është folur mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar sidomos të drejtën e diasporës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Maqedonisë.
     
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, bëri thirrje, që të bashkuar mërgimtarët shqiptarë të ripërsërisin vendosshmërinë dhe unitetin që treguan në Kërçovë dhe Strugë në zgjedhjet e fundit lokale.  
Mërgimtarët në Zvicër shprehen të gatshëm për tu mobilizuar, që deputetët e diasporës tu takojnë shqiptarëve.
 
Në përmbyllje të vizitës në Zvicër, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, realizoi edhe një takim zyrtar me kryetaren e komunës së Ëilit, Susane Hofman. (Miftar Emini)