Maqedoni

Anketa “Brima Gallup”: Kryesojnë partitë në pushtet

08.06.2016 17:41

Një anketë e Institutit për Hulumtimin e mendimit publik “Brima Gallup”, nxjerr në epërsi partitë në pushtet ndaj atyre opozitare...

Sipas anketës së fundit, VMRO-DPMNE ka dyfish më shumë përkrahje se partia opozitare LSDM.
 
Me këtë rast, sipas anketës, VMRO-DPMNE-ja gëzon përkrahje prej 38,8% të qytetarëve të anketuar, ndërsa LSDM-ja 18,7%. Të anketuarit, të cilët janë kryesisht maqedonas, mendojnë se VMRO-DPMNE-ja dhe programi i saj politik ofrojnë ardhmëri më të mirë për Maqedoninë. Sa i përket dy partive më të mëdha shqiptare, 5.9% e të anketuarve besojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim ka program për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë, 2.5% e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv se këtë mund ta bëjë PDSH. 
 
Anketa është realizuar me porosi të javores maqedonase “Republika” nga data 5 deri më datën 12 maj të vitit 2016, e në të janë anketuar 1006 qytetarë të moshës mbi 18 vjeç.