Maqedoni
Kurt Voker: Dalja nga kriza, zgjedhjet e besueshme
08.06.2016 18:23
Zgjidhja e krizës së thellë në të cilën gjendet Maqedonia është e mundur përmes votuesve, të cilët do ta kenë fjalën e fundit për ardhmërinë, mendon Kurt Voker, drejtor ekzekutiv i Institutit “Mekejn” dhe ish-ambasador i SHBA-ve në NATO...

"Dalja është përmes zgjedhjeve. Me rëndësi është të ketë qeveri, e cila do të ketë besim të ripërtërishëm nga qytetarët. Kjo do të ishte dalja e mundshme nga kriza. Por, rruga deri atje nuk do të jetë e lehtë. Nëse merren parasysh të gjitha rastet e abolimit, mund të interpretohen në një mënyrë më ndryshe. Mund të jeni në anën e njerëzve të cilët e mbrojnë qeverisjen e të drejtës dhe kjo do të ishte problem, ose mund të përndiqen njerëz të cilët kanë qenë në qeveri dhe kjo të bëhet për qëllime të urrejtjes. Kjo është me të vërtetë e vështirë. Me rëndësi është tani se pasi abolimi është hequr, secili është mjet i hetimit."- tha Voker në deklaratën për Zërin e Amerikës.
Sipas tij, tani është e rëndësishme që të krijohet proces për zgjedhje kredibile, të pastrohet lista zgjedhore dhe të krijohen kushte gjithëpërfshirëse për zgjedhje, të cilat do të mbahen në mënyrë të lirë dhe transparente.
"Partitë dhe liderët të cilët do të fitojnë në këto zgjedhje do të jenë ata të cilët do ta nxjerrin vendin nga kriza në të cilën është përfshirë."- deklaroi Voker.
