Futboll
UEFA vendos, spanjolli Karballo do të drejtoj sfidën Shqipëri – Zvicër
08.06.2016 19:20
UEFA caktoi 45-vjeçarin, Carlos Velasco Carballo, si gjyqtarin kryesor të sfidës së parë të kuqezinjve në Euro 2016...

Arbitri spanjoll u konfirmua në faqen zyrtare të Konfederatës Europiane, kur kanë mbetur edhe pak orë nga dueli i së shtunës në Lens.
Carlos Velasco Carballo është një gjyqtar i kolegjiumit të Madridit, që drejton ndeshje në Primera Division prej vitit 2004, ndërsa gjykon në arenën ndërkombëtare prej vitit 2008.
Prej vitesh, ai cilësohet si një prej arbitrave më të mirë europianë, me UEFA-n që në 2011-ën i besoi finalen e Europa League ndërmjet Portos dhe Bragës, ndërsa e përfshiu edhe mes 12 gjyqtarëve të Euro 2012.
