Tenis

Zyrtare: Sharapova suspendohet për dy vite

08.06.2016 19:21

Ish-numri një në botë, Maria Sharapova është pezulluar me dy vjet mos-lojë...

Kështu ka bërë të ditur Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF).
 
“Ndalimi ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2016, ndërsa tek sot ka marrë edhe formën e prerë”, shkruan në njoftimin e ITF-së.
 
Pesë herë fituesja e Grand Slamit ka rezultuar pozitive për meldonium, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA-s).
 
Ndalimi mund të apelohet brenda një jave, edhe pse vështirë se do të mund ta fitojë rastin tenistja 29-vjeçare ruse.