Tel Aviv, palestinezëve u ndalohet hyrja në Izrael
Izraeli ka pezulluar lejet e hyrjes për dhjetëra-mijëra palestinezë gjatë Muajit të Ramazanit, si pasojë e një sulmi vdekjeprurës në Tel Aviv...

Dy palestinezë kanë hapur zjarr të mërkurën në qendër të këtij qyteti, duke vrarë katër izraelit. Sipas policisë, sulmuesit kanë qenë nga fshati Jata i Bregut Perëndimor.
Grupi islamist “Hamas” ka lavdëruar sulmin, por nuk e ka marrë përgjegjësinë për të. Për pasojë Izraeli ka njoftuar sot se 83 mijë leje për palestinezët në Bregun Perëndimor, për të vizituar të afërmit e tyre në Izrael gjatë Ramazanit, janë ngrirë.
Autoritetet kanë thënë se lejet janë pezulluar edhe për qindra palestinezë në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka vizituar vendin e sulmit në Tel Aviv, ka thënë se ai është një krim i egër i vrasjes dhe terrorizmit.
