Shpërthime në Bagdad, 25 të vdekur, 70 të plagosur
09.06.2016 12:40
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa 70 të tjerë janë plagosur në dy sulme të ndara me bombë në Bagdad, njoftoi policia irakiane...

Në një rrugë në pjesën afariste të qytetit shpërtheu një automobil me mjete shpërthyese, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 personave, ndërsa 50 janë lënduar.
Në paralagjen veriore të Bagdadit është sulmuar një karvan ushtarak me automobil--bombë, ku midis viktimave të paktën shtatë persona janë policë. Në këtë sulm janë lënduar të paktën edhe 20 persona. Sulmet ndodhin në kohë kur forcat irakiane po tentojnë që t'i dëbojnë ekstremistët e “Shteti Islamik” nga Falluxha, strehimore e tyre në perëndim të Bagdadit.
