Anketa e IRI-t për situatën në Maqedoni: Besimi i qytetarëve te institucionet shënon rënie
Politika jostabile në Maqedoni është në rritje, kurse besimi në institucionet e vendit është në rënie, konstaton një studim i Institutit Ndërkombëtar Republikan...

Sondazhi tregoi se 20 për qind, gjegjësisht më shumë të anketuar besojnë se Maqedonia është më pak jostabile sot sesa një vit më parë.
Për 12 për qind janë të bindur se Maqedonia po lëviz në drejtim të gabuar, krahasuar me muajin janar të këtij viti.
“Pesimizmi në lidhje me situatën politike duket të jetë shkaktuar nga sjellja e qeverisë në lidhje me skandalin e përgjimeve që u publikuan në vitin 2015.”- thonë nga IRI.
64 për qind e të anketuarve shprehën mospajtueshmëri të vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, për falje të zyrtarëve të përfshirë në këto kundërshtime, dhe 63 për qind mbështesin punën e Prokurorisë Speciale Publike, që është duke i hetuar rastet e dala nga përgjimet.
Presidenti i IRI-t, Mark Green, rezultatet i shikon si “nevojë kritike të Maqedonisë që të fokusohen në reformat që përsëri do të ndërtojnë besimin e opinionit në institucionet demokratike të vendit”. Hulumtimi ka përfshirë 1.104 persona të intervistuar ballë për ballë.
