“Al Shabab” ka vrarë mbi 40 ushtarë të Etiopisë

09.06.2016 12:48

Grupi militant “Al Shabab” ka njoftuar se ka vrarë mbi 40 ushtarë të Etiopisë në një sulm kundër bazës së Bashkimit Afrikan në pjesën qendrore të Somalisë...

Misioni i Bashkimit Afrikan e ka konfirmuar sulmin, por ka thënë se “armiku është zmbrapsur me sukses”. Ky mision mbështet Qeverinë e Somalisë, e cila po përpiqet të kthejë kontrollin e territoreve nga “Al Shababi”.

Etiopia është një nga pesë vendet që kontribuojnë me trupa në misionin prej 22,000 forcash të Bashkimit Afrikan. “Al Shababi” në Somali është formuar rreth dhjetë vjet më parë dhe lufton për vendosjen e regjimit islamik.