Telekomi i Maqedonisë, 900.000 den. donacion për konviktin “Goce Dellçev”

09.06.2016 13:59

Telekomi i Maqedonisë i dhuroi pajisje kompjuterike dhe digjitale konviktit studentor “Goce Dellçev”...

Donacioni përbëhet nga 20 kompjuterë personal dhe paketa shtesë për internet,  me qëllim të pajisjes se bibliotekës së konviktit.

“Mbështetja e të rinjve, arsimimi dhe përparimi në shoqërinë informative është pjesë e strategjisë së Telekomit të Maqedonisë për përgjegjësinë shoqërore, andaj bëhet ky donacion me pajisje kompjuterike dhe pajisje tjera digjitale për konviktin studentor ‘Goce Dellçev’”- u tha nga Telekomi i Maqedonisë.

“Me këtë Telekomi i Maqedonisë tregon se është kompani me përgjegjësi shoqërore dhe besoj se me këtë përkrahje nga ana e Telekomit të Maqedonisë do të marrin shembull edhe  kompanitë e të tjera nga bashkësia e biznesit dhe do të ndihmojnë në pjesën e përmirësimit të standardeve dhe zbatimit të aktiviteteve të përditshme të studentëve.”- deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski.

Ky donacion kap vlerën prej 900 mijë denarëve, ndërkaq nga Telekom thonë se do të vazhdojnë edhe më tutje me përkrahjen e studentëve. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)