Vetëvendosje rikthehet në Kuvend pas bojkotit tremujorë
Pas tre muajsh bojkot, janë rikthyer në punimet e Kuvendit të Kosovës deputetët e Lëvizjen Vetëvendosje, e cila është edhe partia më e madhe opozitare në Kosovë...

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, deklaroi se Vetëvendosje do të veprojë varësisht nga çështjet që do të diskutohen në Kuvend, por nuk saktësoi nëse do të kthehet apo jo gazi lotsjellës nëse në rend dite futen çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit të komunave serbe.
"Me gaz? Të shohim. Nëse diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin, ne do të reagojmë."- deklaroi Aida Dërguti ngaVetëvendosje.
Po ashtu, deputetët e Vetëvendosjes kanë ngjallë reagime të shumta për mungesën e ministrave në seancat kuvendore, duke theksuar se kjo dëshmon papërgjegjësinë e Qeverisë PDK-LDK.
Vetëvendosje iu bashkëngjit bojkotit të kuvendit derisa ishte në bashkëveprim me dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma, por pas përçarjes së partive opozitare Vetëvendosje vendosi t’iu kthehet punimeve të kuvendit, derisa dy partitë e tjera opozitare vazhdojnë bojkotin dhe insistojnë për zgjedhje të parakohshme. (Gyltene Sinani, TVM2)
