Vjedhje në Xhaminë e Larme në Tetovë

09.06.2016 15:13

Nëntë mijë denarë kanë marrë tani për tani kryerës të panjohur nga një kuti druri në mur para hyrjes në Xhaminë e Larme në Tetovë...

Nëntë mijë denarë kanë marrë tani për tani kryerës të panjohur nga një kuti druri në mur para hyrjes në Xhaminë e Larme në Tetovë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski.

Rastin dje në polici e ka paraqitur kryetari i Bordit të Xhamisë së Larme M.M (49) nga Tetova. Sipas rrëfimit të tij, në polici kryerësit e panjohur vjedhjen e kanë kryer dje në orën 3 e 45 minuta kështu që me forcë e kanë hapur kutinë e drurit dhe nga ajo i kanë marrë paratë që si kontribute i kanë lënë besimtarët, ndërsa më pas të pavërejtur nga askush janë larguar.

"Policia ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për zbulimin e autorëve dhe veçmë disponon me informacione fillestare për identitetin e të përfshirëve në këtë vjedhje", tha Josifovski.