Pavarësia e gjykatave, Nedelkova: Nuk guxojmë të bëhemi lëndë e marketingut politik

09.06.2016 15:58

Gjykatat në vend duhet të jenë të pavarura në punën e tyre, të zbatojnë parimin e drejtësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit...

Një sistem i pavarur gjyqësor është shtylla e demokracisë së mirëfilltë, thekson kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedellkova, në prezantimin e  deklaratës së Brionit për parimet e  gjyqësorit të pavarur, nënshkruese e së cilës është edhe Gjykata e Lartë e vendit.

Sipas saj, ndikimet anësore në gjykata janë të mundshme, por gjykatësit dhe gjykatat duhet ta ruajnë integritetin dhe etikën në punën e tyre.

“Ndikimet mbi gjyqtarët janë të mundshme, por nëse gjykatësi i përmbahet ligjit dhe etikës,  atëherë askush nuk mund të ndikojë në punën e tij. Integriteti i gjykatësit është më i rëndësishëm dhe ai, si pjesë e sistemit gjyqësor, vetë duhet ta mbrojë pavarësinë dhe paanësinë. Gjykata nuk duhet të jetë lëndë e marketingut politik, gjykatësit duhet në mënyrë të pavarur të kryejnë punën e tyre. Askush nuk dihet të ndikojë në vendimin që do e sjellë Gjykata, duke ju kërcënuar me rizgjedhje apo t’a merr në pyetje për vendimin e sjellë.”- deklaroi kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedellkova.

Deklarata e Brionit për gjyqësor të pavarur është nënshkruar vitin e kaluar në Brion të Kroacisë, në kuadër të Konferencës së kryetarëve të gjykatave të larta të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)