PPS pranon vendimin për tërheqjen e abolimit, Janeva i vazhdon të gjitha procedurat hetuese

09.06.2016 16:17

Prokuroria Speciale Publike i ka pranuar vendimet për anulimin e vendimeve për falje, të miratuara nga ana e presidentit të shtetit, dhe ka vazhduar të veprojë rreth tyre...

"Lidhur me procedurat hetuese dhe parahetuese, të cilat zhvillohen në këtë Prokurori Publike, Ju njoftojmë se të njëjtat vazhdojnë, me ç'rast varësisht nga faza në të cilën gjendet lënda konkrete penale, do të ndërmerren masa adekuate hetuese dhe veprime tjera ndaj të gjithë personave për të cilët ekziston dyshim apo dyshim i bazuar për vepër të kryer penale."- theksohet në kumtesën e PPS-së.

Procedura hetuese vazhdon kundër të gjithë personave të dyshuar për rastin "Titanik”.

PPS njofton se janë parashtruar propozime për caktimin e masës për kujdes kundër gjashtë personave për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale - Torturë dhe veprime tjera të ashpra, jonjerëzore dhe poshtëruese dhe dënim sipas Kodit Penal në rastin e njohur si "Tortura".

Lidhur me rastin "Fortesa" qëndron se është parashtruar propozim për përcaktim të masës paraburgim kundër një personi si dhe propozimi për përcaktim të masës për kujdes kundër katër personave, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale. PPS ka parashtruar urdhëresë për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale në rastin "Transportuesi", si dhe propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër personit të njëjtë.

Urdhër për zbatim të procedurës hetimore PPS ka parashtruar edhe kundër tre personave në rastin "TNT", si dhe propozime për përcaktim të masës për kujdes kundër tre personave.

Sa i përket rastin “Puç”, PPS njofton se deri te Gjykata e Apelit në Shkup është dorëzuar propozim me shkrim që të shfuqizohet Vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe procedura penale për lëndën e njohur në opinion si "Puç" të vazhdojë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)