Ivanov nisi fushatën në Ohër
25.03.2014 18:41
Partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, tubimin e parë e ka startuar në qytetin e Ohrit, ku rreth 50 mijë simpatizues të kësaj partie...

Partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, tubimin e parë e ka startuar në qytetin e Ohrit, ku rreth 50 mijë simpatizues të kësaj partie, janë tubuar për ta përkrahur kandidatin dhe presidentin aktual të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për një mandat të dytë.
Para 5 viteve, nga i njëjti qytet, presidenti aktual, Gjorge Ivanov, ka thënë se e kërkon mbështetjen e popullit dhe sot pas 5 viteve përsëri ju them se dua ta marr besimin e popullit dhe të vazhdoj me të njëjtin qëndrim, përkushtim, të punoj dhe ta udhëheq këtë shtet. Kështu u shpreh presidenti aktual, Gjorgje Ivanov, duke e prezantuar programin e tij për kërkimin e besimit të qytetarëve. Faqebardhë do të shkojmë në të gjitha qytetet dhe fshatrat në territorin e Republikës së Maqedonisë , ne do të vazhdojmë deri sa të fitojmë, ndërsa zgjedhja e vetme është Maqedonia.
Ai gjithashtu tha se besimi i qytetarëve fitohet duke realizuar projekte konkrete, Maqedoni Evropiane, integrimi në NATO, siguria nacionale, respektimi Marrëveshjes së Ohrit, rritje ekonomike me resurse energjetike të pavarura, investime të jashtme dhe hapje të vendeve të reja të punës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. E di ku po shkojmë dhe çka dëshirojmë, Evropa në Maqedoni dhe Maqedonia në Evropë, u shpreh më tej presidenti aktual i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, para simpatizantëve të tij. Nuk do të lejoj të zgjidhet diçka për ne, pa neve në bisedime, ndërsa fjalën e fundit gjithnjë e ka populli i Maqedonisë në referendum, nuk ikim nga bisedimet, dallimet nuk duhet të jenë pengesë, forca jonë është në atë se ne jemi të hapur.
“Nga Ohri do të fillojë zëri, i cili do të përhapet në të gjithë Maqedoninë tonë, zëri i popullit, zëri i cili do ta tregojë idenë tonë, virtytet tona, do të tregojë dallimin mes neve dhe kundërshtarëve tanë , zëri i cili do të ngritet në çdo qytet dhe në çdo vendbanim, zëri i cili do të jetë shtyllë e jona, zëri i qytetarëve i cili sheh dhe bën dallime, i cili nuk bie në asnjë manipulim, por jep mbështetje në bazë të veprave konkrete dhe premtime të realizuara. Ky zë i popullit gjatë gjithë kësaj periudhe, na jepte fuqi për të luftuar me të gjitha sfidat. Populli është fuqia jonë dhe populli e bën Maqedoninë atë që është. Si kryetar i Republikës së Maqedonisë, nuk do të pranoj ndryshim të Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, nuk do të pranoj ideja dhe propozime të cilat do ta kishin rrezikuar identitetin nacional maqedonas. Veçantia e popullit maqedonas, gjuha maqedonase dhe modeli maqedonas për bashkëjetesë. Nuk do të lejojmë që Republika e Maqedonisë dhe qytetaret e Maqedonisë t’i bëjnë pa fytyrë. Vetëm si Maqedoni dhe si maqedonas jemi përfitim për Evropën dhe për tërë botën në përgjithësi” u shpreh presidenti aktual i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, njëherit edhe kandidat për president.
Sot fillon numërimi i fitores së 8-të për partinë më të madhe maqedonase në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe Koalicionin për Maqedoni më të Mirë.
Prej këtu, nga qyteti i Ohrit, do të ngrihet zëri i cili do të përhapet në të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë, zëri i popullit i cili do të dëgjohet lart, zëri i cili nuk i nënshtrohet manipulimeve, ndërsa kërkon vepra konkrete, kështu u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, para mijëra simpatizantëve në tubimin e kësaj partie në qytetin e Ohrit. Sipas tij, presidenti aktual dhe kandidati për president, Gjorge Ivanon, e ka merituar besimin e qytetarëve dhe me shumë të drejtë meriton edhe një mandat të dytë.
Ai është i afërt me qytetarët, i përkrah të rinjtë, sportistët dhe inovacionet, është i hapur për bashkëpunim edhe në shtëpi edhe jashtë vendit, gjithnjë i ka përkrahur projektet qeveritare. Bashkarish me kryetarin Gjorge Ivanov, kemi marrë 5 raporte pozitive nga Komisioni Evropian. Sipas Gruevskit, qëllim kryesor i VMRO-DPMNE-së, janë reformat dhe hapja e vendeve të reja të punës, u shpreh më tej lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanovi, nuk ka kompromise kur bëhet fjalë për interesat e popullit të tij, për dallim nga kundërkandidati i tij nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, këshilltari i Branko Cervenkovskit, i cili dëshiron t’i kthejë metodat e mentorit të tij. Sipas Gruevskit, parashtrohet pyetja se ç’farë këshilla ka dhënë.
“Nuk është me rëndësi vetëm se ç’farë këshilla ka dhënë Pendarovski edhe më me rendësi është se si ai u bë këshilltarë, ndërsa u bë, u bë pasi që partia e BDI-së ka bërë marrëveshje me Branko Cervenkofskin, që ata t’ia mbushin kutitë dhe të bëhet president, ndërsa ai u premtoi ligjin për ndarje territoriale me gjithë Kërçovën, Strugën, Sarajin dhe Kondovën. E këtu është ajo që u thosha. Kandidati Gjorge Ivanov edhe në mandatin e dytë do të jetë një president i të gjithë qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike dhe grupeve të religjioneve të ndryshme, i pëlqen kjo apo jo BDI-së, ne do të vazhdojmë me këtë qasje. Për dallim nga të tjerët, Ivanov e ka marrë mandatin në mënyrë të drejtë dhe ashtu e ka kaluar pa loja, manipulime dhe intriga, pa asnjë marrëveshje në shpinë të qytetarëve, por ky lloj i presidentit nuk i konvenon gjithkujt, shembull nuk i konvenon udhëheqësisë së BDI-së dhe disa mentorëve të tyre”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Principiel, i përkushtuar në punë dhe për interesat e qytetarëve, dhe ky lloj i presidentit ju duhet qytetarëve të Maqedonisë. Ndërsa ky president, si duket nuk i konvenon BDI-së dhe për këtë arsye, qytetarët nuk do të lejojnë që udhëheqësia e BDI-së të zgjedh se kush do të bëhet president i shtetit.
“Me 13 dhe 27 prill, shumica e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilit etnitet i përkasin ose cilit religjion i përkasin, do t’ia japin besimin e tyre atij të cilit asnjëherë nuk bëri diçka të keqe, ndërsa aty ku mundte të bëjë, bënte vetëm mirë dhe këtë e din populli, e din edhe sa ka luftuar për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Ashtu siç kemi bashkëpunuar në më shumë se 2 mijë projekte gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare, me përkushtimin e tij dhe shenjën e të gjitha mundësive, që t’i realizojmë këto projekte dhe realizimin e veprave të cilat japin mundësi më të mira për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, kushte më të mira dhe kështu do të vazhdojmë duke e mbështetur deri te interesat e përbashkëta të Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojmë të hapërojmë përpara”, shtoi Gruevski.
Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, në rast se presidenti Gjorge Ivanov kishte punuar sipas mënyrës së LSDM-së, qeveria do ta kishte shumë më rëndë në krijimin e trenit për tërheqjen e investimeve të huaja, si: “Draksellmajer”, “Krombert”, “Shubert”, “Xhonson Meti”, “Van Hull” dhe “Amfenoll”, ose cilitdo tjetër i cili ka hap vende të reja të punës dhe i cili do të hap.
Pas kandidaturës së presidentit Gjorgje Ivanov, është edhe kryetari i Pan-Bashkimit Evropian, Allan, i cili tha se nga takimi i parë që e kishte me presidentin Ivanov, i ka vërejtur kualitetet e tij, ndërsa e përshkoji si lider kompetent me përvojë dhe i vyeshëm, ndërsa këtë mendim e ndajnë edhe shumë kryetarë të shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Karvani i VMRO-DPMNE-së, do të vazhdojë në Strugë dhe Resen. (Besim Abdullai, TVM2)
