LSDM: GJK të prononcohet për kushtetutshmërinë e ligjit për PSP-në

09.06.2016 17:23

Gjykata Kushtetuese në seancën e ardhshme të planifikuar për të martën nuk do të shqyrtojë iniciativën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit...

Gjykata Kushtetuese në seancën e ardhshme të planifikuar për të martën nuk do të shqyrtojë iniciativën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, edhe pse LSDM dhe iniciativat qytetare kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për këtë iniciativë deri më 18 qershor, që të jetë e qartë se çfarë fati do të ketë PSP-ja.

Gjykata mund t’a pranojë iniciativën dhe të vendosë se ligji me të cilin është formuar Prokuroria Speciale është kundër kushtetuese dhe të njëjtën ta heqë ose shfuqizojë, me të cilën do të ndalej edhe puna e PSP-së. 

Ndërkohë, LSDM-ja sërish kërkon nga Gjykata Kushtetuese që urgjentisht të prononcohet për iniciativën rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike. Ata kërkojnë që GJK t’u përgjigjet se si është e mundur që më shumë se 8 muaj nuk është ndërmarrë asgjë në drejtim të iniciativës për Ligjin për PSP, kur po kjo e njëjta Gjykatë arriti që për vetëm pesë ditë të fillojë procedurë dhe për vetëm 7 ditë të sjellë vendim për iniciativën e BDI-së.

“Më shumë se 8 muaj, Gjykata Kushtetuese nuk bën asgjë në lidhje me iniciativën e Ligjit për PSP dhe mban peng gjyqësorin dhe sundimin e ligjit.”- thuhet në reagimin me shkrim të socialdemokratëve.

"Nuk ka çka të pres, Gjykata Kushtetuese duhet të konfirmojë  kushtetutshmërinë e Ligjit për Prokurorinë Speciale. Drejtësia dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë kategori kushtetuese dhe nuk guxojnë të jenë nën ndonjë kërcënim. Vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet  funksionimi normal i të vetmit institucion të pavarur në vendin i cili me të vërtetë e lufton krimin dhe korrupsionin. Prandaj, prioritet për Gjykatën Kushtetuese duhet të jetë një konfirmim i kushtetutshmërisë së Ligjit për PSP-në. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se ligjet zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë.”- thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së. (Sanije Duraku, TVM2)