Sllupçan, përkujtohen 6 dëshmorët e rënë në vitin 2001
09.06.2016 18:03
Në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan janë përkujtuar gjashtë dëshmorët e rënë gjatë luftimeve të vitit 2001...

Në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan janë përkujtuar gjashtë dëshmorët e rënë gjatë luftimeve të vitit 2001, Shenasi Ibrahimi, Agim Zenuni, Skifter Arifi, Avdi Mustafa, Sahit Sejdiu dhe Shefik Miftari.
Familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë e qytetarë të tjerë me vendosjen e luleve të freskëta bënë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.
