Obama mbështet zyrtarisht Clinton për presidente
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka dhënë edhe zyrtarisht mbështetjen e tij për kandidaten demokrate, Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti...

Obama tha se ajo mund të konsiderohet edhe si personi më i kualifikuar ndonjëherë në histori për rolin e presidentes së Amerikës.
Dyshja në fjalë, që është përballur edhe për fitimin e nominimit demokrat përpara tetë vitesh, kur Obama erdhi për herë të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, pritet të nisin së bashku fushatën presidenciale.
Ish-kandidati demokrat për president në vitin 2008, Obama, pasi e mposhti Clintonin dhe u bë i pari president me ngjyrë afro-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, e emëroi pastaj bashkëshorten e ish-presidentit, Clinton, në postin e sekretares së Shtetit.
