PSP pranon vendimin për tërheqjen e abolimit, Janeva i vazhdon të gjitha procedurat hetuese

10.06.2016 12:36

Prokuroria Speciale më në fund pranoi edhe zyrtarisht nga Presidenca listën me vendimet për anulimin e faljeve...

Kjo i hap rrugë PSP-së të vazhdojë me të gjitha procedurat parahetimore, pasi tani asnjë nga të 56 politikanët e falur nga presidenti nuk gëzojnë më privilegjin e pandëshkueshmërisë.

PSP vazhdon hetimet kundër të gjithë të dyshuarve për rastet: “Titanik”, “Tortura”, “Fortesa”, “Transportuesi” dhe “TNT”.

Aktivizohen edhe propozimet për masë paraburgimi dhe masës së kujdesit kundër më shumë personave për të gjitha këto raste.

PSP, ndërkohë, pret shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Themelore për rastin “Puç”, për të vazhduar me procedurat për të njëjtin.