“Revolucioni laraman”, proteste para Gjykatës Themelore

10.06.2016 12:41

Pjesëtarë të partisë majtiste, të cilët janë protestues në kuadër të “Revolucionit laraman”, gjatë orëve të para të ditës...

Pjesëtarë të partisë majtiste, të cilët janë protestues në kuadër të “Revolucionit laraman”, gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Shkup me të vetmin qëllim, lirim nga paraburgimi i protestuesve tashmë të arrestuar, Zdravko Savevski dhe Vlladimir Kunovski, gjykimi i të cilëve po anulohet tre herë radhazi.

Tani një nga kërkesat e protestuesve është lirimi i të burgosurve, ata gjithashtu kanë paralajmëruar se gjatë pasdites së sotme ata vazhdojnë me misionin e tyre, dalin sërish në rrugë për të kërkuar drejtësinë.

Si rëndom, protestuesit e “Revolucionit laraman” në ora 18 mblidhen fillimisht para Prokurorisë Speciale për t’i dhënë mbështetje këtij institucioni për punën që duhet bërë, dhe më pas vazhdojnë drejt institucionit të cilin e kanë piketuar që ta gjuajnë me ngjyrë, në shenjë pakënaqësie për krizën politike në vend, si dhe për funksionin e drejtësisë.