Përfundon bojkoti tremujor, “Vetëvendosje” rikthehet në Parlament
10.06.2016 12:44
Deputetët e “Vetëvendosjes” i kanë dhënë fund bojkotit tremujor të seancave të Kuvendit të Kosovës...

Ata u rikthyen sot, por duke lënë të hapur mundësinë e reagimeve të njohura, nëse kuvendi vendos hapë edhe një herë çështjen e demarkacionit apo të komunave serbe.
Bojkotin, ndërkohë, e vazhdojnë dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe Nisma, të cilat këmbëngulin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
