Ali Ahmeti për TV ART: Nuk ka kushte për zgjedhje në vjeshtë, marrdhëniet ndëretnike, çelësi për ardhmërinë
Zgjedhjet e parakohëshme duhet të mbahen sepse janë mënyra e vetme që vendi të dalë nga kriza, por kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka përjashtuar mundësinë që ato të mbahen në vjeshtë...

Në emisionin Zig Zag në TV ART, Ahmeti ka konfirmuar angazhimin e subjektit që drejton, në implementimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës .
“Ne në marrëveshje e kemi, që në fillim të dhjetorit duhet të arrihet dakordim mes palëve se kur do të mbahen zgjedhjet. A do jenë zgjedhjet në 2018 apo në 2017, nuk mund të paragjykoj. Por në këtë vjeshtë nuk ka teori të mbahen zgjedhjet sepse që zgjedhjet të bëhen në vjeshtë, më 1 korrik duhet të formohet qeveria për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Dhe pa u dakorduar më parë për disa gjëra, momentalisht është e pamundur që të formosh një qeveri të tillë” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti ka ripotencuar se për BDI-në, përcaktim kryesor mbetet integrimi euroatlantik , realizimi i të cilit do të ishte shumë dobiprurës për të gjithë qytetarët e vendit dhe për vetë proceset politike dhe ekonomike. Por rëndësi më të madhe sipas tij, kanë marrdhëniet ndëretnike .
“Është biseduar shumë gjatë dhe nënkuptohet që duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe të vendosen raporte dhe marrdhënie të mira me fqinjët. Këtu përfshihet nënshkrimi i një marrëveshjeje me Bullgarinë . Brenda kësaj marrëveshjeje janë edhe marrdhëniet ndëretnike . Perspektiva e këtijj vëndi varet nga ndërtimi i marrdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve” – potencoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti..
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka konfirmuar mbështetjen për ekipin e ministrave të rinj por në të jejtën kohë ka paralajmëruar se në partinë që drejton, priten edhe ndryshime të tjera. (Merita Gashi, TVM2)
