Brazili luan “tenis” me Haitin
Pas barazimit në ndeshjen e parë përballë Ekuadorit, Brazili është rikthyer në origjinë duke mundur me rezultat tenistik 7-1 Haitin...

Njeriu i ndeshjes pa dyshim që mund të quhet Coutinho, i cili shënoi tre gola në këtë ndeshje, 2 në pjesën e parë 14’ e 29’ dhe golin e fundit në minutat shtesë të pjesës së dytë. Po ashtu i pa përmajtshëm ishte edhe Renato Augusto i cili shënoi dy herë në portën e Haitit, 35’ dhe 86’.
Në fillim të pjesës së dytë shënuan edhe Gabriel Barbosa, 49’ dhe Lucas Lima 69’. Golin e nderit për kombëtaren e Haitit e shënoi Max Hilarie në minutën e 70-të.
Ndërkohë ndeshja tjetër e grupit B në Kupën e Amerikës mes Ekuadorit dhe Perusë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.
Peruja nuk ka mundur dot të ruaj avantazhin e dy golave në pjesën e parë, te shenuar nga Cueva 5’ dhe Flores ’13. Për Ekuadorin realizuan Bolanos 48’ dhe Achilier 93’.
