Cleveland deklason Golden State, zvogëlon në 1-2

09.06.2016 15:38

Cleveland është zgjuar dhe ka marrë një fitore bindëse 120-90 në ndeshjen e tretë të finaleve të NBA kundër Golden State Warriors, që kryeson serinë 2-1...

Ylli i ndeshjes së zhvilluar në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, ishte LeBron James, i cili realizoi 32 pikë, ndërsa zhgënjeu Curry, që shënoi vetëm 19 pikë.

Golden State, larg mureve të shtëpisë, është dukur një skuadër tjetër në krahasim me atë që ka qenë e aftë të dominojë dy ndeshjet e para të finaleve.

Warriors e filluan shumë keq ndeshjen, duke gabuar nëntë nga 11 gjuajtjet e para. Lojtarët e Cleveland u treguan më të saktë duke siguruar një avantazh 19-4 që në fillim.

Në periodën e dytë sfida ndryshoi, me Curry-in që arriti të realizoj dy 3-pikësha, ndërsa ishin Cavaliers që gabuan shumë gjuajtje.

Në periudhën e tretë Cavaliers u kthyen të dominojnë falë LeBron James, i cili realizoi nga të gjitha pozicionet e mundshme, teksa perioda e katërt dhe e fundit filloi me një avantazh prej 20 pikësh për Cleveland.

Protagonistët e tjerë të sfidës ishin Irving me 30 pikë dhe Smith me 20. Me këtë fitore të Kavs, seria është zyrtarisht e rihapur.