Përkujtohen katër nxënësit e shuar vitin e kaluar

10.06.2016 15:38

Në përkujtim të katër nxënësve, të cilët një vit më parë tragjikisht humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku tek ura në afërsi të Fakultetit të Administratës dhe Biznesit në Kumanovë, Gjimnazi “Sami Frashëri” organizoi një akademi përkujtimore...

Për t’i përkujtuar këta katër djelmosha, të cilët sivjet duhej të kremtojnë maturën, kishin ardhur familjarë, shokë të klasës profesorë e qytetarë të tjerë. Drejtori i gjimnazit, Hysen Rrahmani, tha se ata gjithmonë do të mbeten në kujtesën e të gjithëve.

“Sot jemi mbledhur të përkujtojmë një vjetorin e vdekjes tragjike të nxënësve tanë: Valonit, Egzonit, Zijadinit dhe Isufit, të cilët në absorbimin e diturisë dhe emetimin e buzëqeshjes i motivonin shokët e tyre dhe personelin arsimor për punë. Jeta pa vdekjen nuk do kishte vlerë, kurse vdekja nuk do të ekzistonte pa jetën. Vdekja nuk është e kundërt e jetës, po pjesë e jetës.”- tha drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri”, Hysen Rrahmani.

Ndryshe, ishte kjo një ngjarjet tragjike e cila vitin e kaluar tronditi dhe pikëlloi tërë Kumanovën. (Nexhat Aqifi, TVM2)