“Brazil 2014”: Katër aeroplan në shërbim të familjes Ronaldo
Mediat franceze citohen të kenë raportuar se Ronaldo ka vendosur që për familjen e tij të gjërë të aranzhojë katër aeroplanë privat…….

Futbollisti i Real Madridit dhe kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo ka vendosur t’i argëtojë me ngjarjen botërore të futbollit, familjen dhe të afërmit e tij duke i marrë me vete në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në Brazil.
Mediat franceze citohen të kenë raportuar se Ronaldo ka vendosur që për familjen e tij të gjërë të aranzhojë katër aeroplanë privat.
Ai së bashku me ekspeditën e futbollistëve dhe stafin e Kombëtares Portugeze do të udhëtojë më 7 qershor drejt qytetit Kampinas ku do të koncentrohet kontigjenti i kësaj përfaqësuese.
Disa ditë më vonë katër aeroplan në këtë qytet brazilian do të sjellin të afërmit e tij.
Portugalia bënë pjesë në grupin “G” së bashku edhe me Gjermaninë, Ganën dhe SHBA-të. Ndeshjen e parë në kuadër të ndeshjeve në grupe portugezët do ta zhvillojnë kundër Gjermanisë më 16 qershor.
Rikujtojmë Botërori “Brazil 2014” fillon më 12 qershor dhe përfundon më 13 korrik. (infOSport.mk)