Anti-korrupsionerët e huaj rekomandojnë: Kuvendi të miratojë kod etik, Qeveria të nis betejën

10.06.2016 16:18

Maqedonia është një ndër vendet e rajonit me problem të thellë të korrupsionit, ligje anti-korrupsion që zbatohen keq dhe mungesë të vullnetit politik për të luftuar këtë fenomen...

Vlerësimi i tillë i ekspertit ndërkombëtar, Drago Kos, paraqitet përpara Komisionit anti-korrupsion me iniciativë të disa vendeve të angazhuara kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës. Për të zbutur situatën jepen rekomandime konkrete drejtuar Kuvendit, por edhe Gjyqësorit.

“Maqedonia ka ligje me standarde ndërkombëtare, por zbatimi i tyre është tejet i keq. Ne ftojmë Kuvendin të miratojë kodin etik dhe rregullore shtesë. Të njëjtën e kërkojmë edhe nga Gjyqësori. Por, ne të gjithë e dimë se problemi kryesor nuk qëndron këtu, problemi kryesor qëndron në Qeveri, në mungesën e vullnetit për të nisur betejën kundër korrupsionin.”- deklaroi eksperti ndërkombëtar kundër korrupsionit, Drago Kos.

Kryetari i Komisionit shtetëror kundër korrupsion, Igor Tanturovski, nuk e komentoi mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin. Ai vetëm tha se Komisioni është i hapur dhe po punon në të gjitha lëndët e ngritura.

“Tek ne nuk ndahet askush as në bazë partiake, kombëtare apo ndonjë vije tjetër. Ne veprojmë në bazë të kompetencave dhe këtu nuk ka selektime. Ne jemi duke procesuar lëndë që kanë të bëjmë me korrupsion të nivelit të lartë të personave publik. Vitin e kaluar kemi ngritur dy iniciativa për korrupsion dhe dy iniciativa për shkarkim nga detyra të personave në funksione publike.”- tha kryetari i Komisionit shtetëror anti-korrupsion, Igor Tanturovski.

Në debatin në Komisionin për anti-korrupsion ishin prezent vetëm nga pozita maqedonase. Rekomandimet e dhëna drejtuar institucioneve ishin të katërtat me radhë që parapraket kuvendi pas pushimit të punës thuajse s’ka arritur t’i realizojë. (Meral Ismaili, TVM2)