Kumanovë, rikthehen protestat e të falimentuarve

10.06.2016 17:35

Pas disa muajsh, në Kumanovë janë rikthyer protestat e punëtorëve nga kompanitë e falimentuara....

Protestuesit për rreth dy orë bllokuan hyrje-daljet tek autostrada Kumanovë–Shkup. 

“Komshinjtë janë duke më ruajtur. S’kam askënd, shtatë anëtarë jemi, asistencë sociale nuk pranojmë, me çka të jetoj? Derisa nuk vendoset çështja jonë, gjithmonë do të na shohin nëpër rrugë. Javën e ardhshme do ta bllokojmë edhe rrugën kryesore.”- deklaroi punëtori i falimentuar, Ali Osmani. 

Ndryshe, punëtorët e falimentuar kërkojnë nga 6000 denarë në muaj si dëmshpërblim për femrat të moshës deri në 52 vjeç dhe meshkujt 55 vjeç si dhe për ata me minimum 15 vjet stazh. (Nexhat Aqifi, TVM2)