Podgoricë, rrëzohet një helikopter, dy persona të lënduar

10.06.2016 17:55

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Malit të Zi, dy persona janë lënduar...

Helikopteri i ushtrisë malazeze është rrëzuar sot rreth orës 13:00 në vendin Komani, që gjendet mes Podgoricës dhe Nikshiçit, me ç’rast janë lënduar dy pilotët.

Siç bëhet e ditur nga polica, njëri nga pilotët ka marrë lëndime të rënda, ndërsa tjetri të lehta.