Majemi i afrohet Indianës në Lindje
Sfidë e hapur për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas humbjes që Indiana pësoi dje 89-77 nga Çikago, ndërsa Majemi triumfoi 93-91 ndaj Orlandos……..
Sfidë e hapur për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas humbjes që Indiana pësoi dje 89-77 nga Çikago, ndërsa Majemi triumfoi 93-91 ndaj Orlandos.
Një duel i hapur deri në fund për kreun në këtë Konferencë, ndërkohë që dje u dallua LeBron Xhejms, autor i 32 pikëve. Për Çikagon, u dallua Taj Gibson me 23 pikë, që i bëri të pavlefshme 21 pikët e Paul Xhorxh për Indianën.
Më e qartë situata në Perëndim, ku San Antonio duket lider i sigurt, pas fitores së 14-të radhazi, këtë herë ndaj Filadelfias, me shifrat 113-91. Daye me 22 pikë ishte më i miri në fushë për Spursat. Fiton edhe skuadra e Oklahomës, që mundi 117-96 Denverin, ndërsa Detroiti mposhti 114-94 Utah Xhaz, falë 19 pikëve dhe 14 kercimeve të Andre Drumond.
Në takimet e tjera të luajtura dje Hjustoni fitoi 100- 89 në fushën e Sharlotës, Feniksi triumfoi 102-95 ndaj Atlantës, ndërsa Nju Orlinsi mundi 109-104 Broklin pas kohës shtesë