Rusia kundër hyrjes së marinës amerikane në Detin e Zi

10.06.2016 18:44

Rusia reagon ndaj hyrjes së marinës amerikane në Detin e Zi, duke paralajmëruar përgjigjen e saj, por nuk janë specifikuar masat eventuale që do të mund të ndërmerren.

Luftanija amerikane, USS Porter, më 6 qershor ka hyrë në Detin e Zi gjatë vendosjes rutinore, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara.

“Kuptohet, kjo nuk ka ndodhur me lejimin tonë dhe padyshim kjo do të çojë në masa të përgjegjjes.”- tha zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrei Kelin.

Më tutje, ai ka thënë se lëvizjet e tilla kanë për qëllim t’i ngrisin tensionet para Samitit të NATO-s në Poloni, muajin e ardhshëm, dhe “është tregim i forcës”.