Maqedoni

Nisma në gjykatën kushtetuese a ka taktizime me kushtetueshmërinë e PSP-së

11.06.2016 15:00

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka pasqyre shume te qarte per krizen politke ne te cilen gjendet vendi...

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka pasqyre shume te qarte per krizen politke ne te cilen gjendet vendi, megjithate akoma nuk ka marre vendim se kure dhe cila do te jete pergjigja e saj rreth kushtetutshmerise se Prokurorise Speciale.
 
Nuk ka akoma nje pergjigje te sakte se a do te del kushtetuesja me vendim konkret  te merkuren qe vjen, sepse tash me jo vetem kerkesa e protestuesve por edhe kushti I  LSDM-se qe duhet te plotesohet, eshte qe deri me date 18 qershor,  Gjykata Kushtetuese  te prononcohet  rreth kushtetutshmerise se Prokurorise Speciale.  
 
Perfaqesues te shoqerive civile pjesemarrese aktive ne protestat e perditshme qe po mbahen ne kryeqendren e Shkupit, vazhdimisht apelojne se puna e prokurorise speciale eshte rrezikuar, sepse ata konsiderojne se partizimi i skajshem i gjykates Kushtetuese mund te sjelle vendim që PSP është jo kushtetuese.
 
Protestuesit por dhe opinion i gjere ne vend vazhdon te mbeshtese qendrimin se drejtesia dhe lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupcionit jane kategori kushtetuese dhe nuk guxojne te rrezikohen,   por sa keto kerkesa dhe opinion e nga ana e aktivisteve dhe eksperteve juridik, vleresohen si kercenim drejtperdrejte ne punen e gjykatesve te Kushtetueses, sa gjykatesit do ta marrin si serioze situaten ne te cilen gjendet vendi, eksperti juridik, Gordan Kallajxhiev për TVM2 thotë se puna e gjykatës kushtetuese është tashmë vetëm një urdhër politik dhe jo juridikisht i pavarur.
 
“Gjykata Kushtuese në përgjithësi më nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe askush nuk pret se do të jetë e mundur të nxjerr vendim pa ndikime veçanërisht për punën e PSP-së. Këto diskutime që priten nga përgjejgësitë e kushtetueses nuk mundet ti kryejë vete  dhe për këto çështje pret alarm nga partia në pushtet, atë që VMRO-DPMNE do t’i thotë t’a shqyrtojë atë lëndë Gjykata Kushtetuese do ta ngrejë si procedurë dhe të vendos ashtu si do të vendos. Kjo më nuk është institucion  juridik por një lojë e thjeshtë  e e litës politike”, tha Gordan Kallajxhiev, ekspert juridik.
 
Themelimi i Prokurorise Speciale buroi nga Marreveshja e nenshkruar nga lideret e kater partive politike dhe e garantuar nderkombetarisht, ndersa gjat miratimit ligji eshte bazuar në vlerat themelore te Kushtetutes, respektivisht te nenit 8.
 
Rishqyrtimin e kushtetutshmerise se punes se prokurorise speciale kete fillim per here te pare vit e kerkoi nje avokat i cili i mbron te dyshuarit ne rastet  qe I hapi Prokuroria Speciale.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU