Maqedoni
Veljanoski: Bashkëpunimi i vendeve të EJL-së kyç për përparimin e shteteve
11.06.2016 15:34
Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanoski në sesionin e tretë plenar të Asamblesë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore që po mbahet në Sofje...

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanoski në sesionin e tretë plenar të Asamblesë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore që po mbahet në Sofje, vlerësoi se që nga fillimi Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore paraqet angazhim të pavarur të vendeve nga Evropa Juglindore t'i organizojnë marrëdhëniet e ndërsjella në nivel multilateral.
"Takimet e rregullta të nivelit më të lartë shtetëror, qeveritar dhe parlamentar janë indikator i rëndësishëm për frymën e kooperativitetit, kolegjialitetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim në kuadër të Procesit. Ky zë autentik i rajonit solli deri në unitet më të madh, pajtim dhe kthim të besimit midis vendeve të rajonit, ndërsa nëpër vite u shndërrua në forum të rëndësishëm për dialog politik dhe diplomatik, në të cilin janë të përfshira të gjitha shtetet e Evropës Juglindore", tha Trajko Veljanovski, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.
Ai shprehi bindje se përforcimi plotësues i AP e PBEJL-së, përmes formimit të Sekretariatit të përhershëm, edhe më shumë do ta përforcojë bashkëpunimin midis parlamenteve kombëtare të vendeve pjesëmarrëse, si dhe bashkëpunimi me Parlamentin Evropian dhe kuvendet e tjera ndërparlamentare.
Sipas tij, gjatë dy dekadave të kaluara, janë arritur reforma të rëndësishme në rajon të cilët kanë siguruar demokratizim të shoqërive dhe implementim të standardeve evropiane, por në periudhën e ardhshme pasojnë edhe shumë sfida të cilat duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe bashkëpunimit të hapur.
Ai theksoi se Maqedonia mbetet partner aktiv dhe konstruktiv në mjedisin rajonal, dhe se angazhohet për thellim të bashkëpunimit rajonalë dhe lidhjes së rajonit përmes zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës.
Ai theksoi se në vitin 1996 si sukses i madh është vlerësuar ajo që vendet e rajonit kanë pasur fuqi të ulen në tryezë të përbashkët dhe ta thyejnë akullin e izolimit të ndërsjellë.
REJHANE BUSHI METAJ
