Maqedoni

Dy mijë fëmijë nga familjet në rrezik social në pushim veror falas

11.06.2016 16:04

Dy mijë fëmijë nga familjet në rrezik social dhe familjet e rrezikuara sociale edhe këtë verë do të kenë mundësi që të shkojnë në pushim veror falas në kuadër të projektit që e realizon Qeveria...

Shpallja është publikuar sot, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20 qershor. Grupet e para në pushim veror duhet të nisen në fillim të korrikut.
 
Në shpallje mund të aplikojnë fëmijët nga fmiljet shfrytëzuese të ndihmës sociale, nga familjet shfrytëzues të ndihmës së përhershme në të holla, fëmijët dhe të rinjtë me pengesa në zhvillim deri në 26 vjeç, fëmijët nga familjes shfrytëzuese të shtesës së fëmijëve dhe të shtesës prindërore.
 
"Qeveria vazhdon me realizimin e projektit për pushim veror falas për fëmijët nga familjet në rrezik social gjegjësisht familjeve të rrezikuara sociale. Prej sot shpallet thirrja publike në të cilën të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20 qershor. Projekti parashikon pushim veror falas për shtatë ditë, gjithsej gjashtë pansionë të plotë me transport të siguruar", tha Dime Spasov, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
 
Për realizimin e Projektit për pushim falas për sivjet Qeveria ka siguruar rreth 8 milionë denarë, gjegjësisht për pushim veror falas rreth 5 milionë denarë. Grupet e para duhet të nisen në pushim veror në fillim të korrikut, ndërsa projekti tërësisht duhet të realizohet deri në fund të gushtit.
 
REJHANE BUSHI METAJ