Maqedoni
Përfundoi testimi ekstern edhe këtë vit me gabime të shumta
11.06.2016 16:29
Sot ka përfunduar testimit ekstern i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Edhe këtë vit testimi ekstern ka kaluar nën hijen e gabimeve gjuhësore dhe përmbajtësore...

Shumë pyetje kanë qenë të pakuptueshme, disa nuk kanë pasur lidhshmëri me temat e trajtuara, por ka pasur edhe raste kur pyetjet nuk janë perkthyer fare apo e njejta pyetje eshte formuluar 3 here në menyra te ndryshme.
Përgjithësisht, reagimet për testimin ekstern kanë qenë negative dhe për këtë janë dhënë mendime dhe argumente relevante,pasiqë ky test ishte i stërmbushur me gabime të natyrave të ndryshme thonë mësimëdhënësit.
“Që 20 vjet që punoj me nxënës Ky testim aspak nuk është real se ti për një vitë ta testosh ta mësoj nxëmnësit edhe prap ne arsimtarët vimë në përfundim me cka të notojmë atë nxënës mendohemi a kështu për 30 min matrialin e tërë vitit ta vlersojsh një nxënës nuk është rale aspak. Qe tre vite prej se ka fillu testimi ekstern unë kamë hasur ne realitet unë kamë shkruajtur ankesa për disa pyetje mirpo ato nuk janë tërhequr ato pëseriten sidomos në shkencat natyrore disa lëndë tjera”, tha Haki Ramadani, mësues ne Sh.F “Adem Jashari”.
“Nuk është e mundur që nxënësi të vlerësohet për një periudhë 1 orëshe atë qe ka mësur qe 1 vjet. gabimet të cilët kanë qenë vitet e kaluara nuk ka pasur përmisime prapë të njejtat gabimet janë përsëritur ka pasur pyetje në lëndët e gjuhës shqipe por të formuluar ne gjuhen maqedone”, tha Blerim Nebiu, profesor në Sh.M. “Maija Kiri Sklladovska”.
Ankesat e nxënësve te shkollave fillore dhe te mesme kanë të bëjnë kryesisht me paqartësi rreth parashtrimit të pyetjeve,gabime në perkthim, pyetje që nuk i përfshim materiali i mësuar,dhe pyetje të palogjikshme.
“Unë jamë testuar në lenden e shqipes dhe shoqeri . Ne shoqeëri ka pasur pyetje të pakuptimta ndërsa në gj. Shqipe ka pasur pyetje jashte matrilait”…
“Unë jamë testuar në shqip dhe anglishte aty ka pasur shume gabime”…
“Po kam vërejtë gabime ka pasur shume gabime”…
“Unë jamë testuar matematik edhe anglishte aty ka pasur pyetje jashtë matrialit dhe nuk i kemi kuptuar”, thanë nxënësit e shkollës fillore.
“Unë jamë testuar në lëndën e psikologjisë dhe të kimisë . Për dallim nga viti i kaluar ka qenë më i mirë disa gabime ishin përmisuar por gjithsesi përsëri ka pasur gabime ka pasur pyetje të cilët kanë qenë të pakuptimta . Përgjigja ka qene joreale dmth se nuk është bazuar në pyetjen . Ka pasur pyetje që kanë qenë në gjuhën tjtër dhe përgjigja në gjuhën tjetër”…
“Unë jamë testuar në lendën e biologjis dhe gjuhes angleze . Kamë vërejtur shumë gabime në lëndën e psikologjise ku ka pasur pyetje jashtë temës si dhe pyetje shumë të ndërlikuara dhe të pakuptimta”...
“Me një lëndë ka pasur pyetje të lëndës tjetër dhe nuk kam mundur të përgjigjet”...
“Pyetjet nuk kanë qenë të formuluara mirë si duhet si dhe ka pasur jashtë materialit”, thanë nxënësit e shkollës së meseme.
Sivjet në testim ekstern janë matur njohuritë e 178 mijë e 648 nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme. Për shkak të regjistrimeve në shkollat e mesme rezultatet e testimit ekstern fillimisht do të publikohen për nxënësit e klasave të nënta më 13 qershor, ndërsa për nxënësit e tjerë rezultatet do të publikohen më 17 qershor.
REJHANE BUSHI METAJ
