Maqedoni
MPB, arrestime të reja për kërcënimin e Mexhitit
11.06.2016 17:42
Ministria e Brendshme ndaloi edhe dy persona lidhur me kërcënimet ndaj kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti...

Bëhet fjalë për personat me inicialet O.B dhe E.B, të cilët janë gjetur gjatë ditës së djeshme. Pas përfundimit të bisedës informative ata janë lëshuar në liri.
Një ditë më parë në bisedë informative u thirrën edhe dy persona të tjerë ndër të cilët edhe këshilltari i Mexhitit, Valon Bela.
Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
Të hënën, një grup prej 20 personash kanë hyrë në zyrën e Mexhitit dhe si përshëndetje i kanë lënë një plumb si mesazh kërcënimi.
