Maqedoni – Shqipëri, marrëveshje në shëndetësi për pushime
11.06.2016 17:45
Qytetarët e Maqedonisë të cilët do të shkojnë për pushime në Shqipëri do të mund të shfrytëzojnë mbrojtjen urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore sikur të jenë të siguruar në Shqipëri...

Këtë të drejtë të siguruarit do të mund ta realizojnë pas marrjes së formularit dygjuhësor nga fondi i sigurimit shëndetësor të Maqedonisë.
Në fakt formulari do ta zëvendësojë librezën shëndetësore. Pos me Shqipërinë, marrëveshje të tilla Maqedonia ka me 17 vende mes të cilave edhe me Gjermaninë, Turqinë, Austrinë, Kroacinë, Italinë, Belgjikën dhe Francën.
Atje qytetarët e siguruar të Maqedonisë do të mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore të cilat nuk mund të anulohen deri në kthimin e planifikuar në Maqedoni.
