Maqedoni

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” shënon 138 vjetorin e lidhjes së Prizrenit

11.06.2016 17:50

138 vjetori i Lidhjes së Prizrenit mbrëmë është përkujtuar me aktivitet të ndryshme të organizuara nga Shoqata për Kulturë dhe Art “ Tradita “ në Tetovë...

Për rolin dhe rëndësinë e Lidhjes së Prizrenit, si ngjarje e cila i bashkoi katër vilajete shqiptare foli profesori Nebi Dervishi. Ndërkohë kryetari i Shoqatës Selam Sulejmani theksoi se këtë vit kemi promovuar librin shkencore , Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Çështja Kombëtare Sot.
 
“Në program ne kemi pasur një aktivitet të bujshëm, kemi pasur një referat tematik nga profesor Nebi Dervishi, i cili foli për rendësin historike të kësaj date historike e cila ka shënuar epokën e saj historike në gjitha zhvillimet paraprake, dhe pas shpalljes së pavarësisë së R. Shqipërisë.Kemi vijuar me promovimin e veprës një përmbledhje shkencore e punimeve të konferencës shkencore të mbajtur në 137 vjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe e kemi titulluar po me të njëjtin emër”, tha Selam Sulejmani, Kryetar i Sh.K.A Tradita.
 
Ndryshe, shoqata Tradita  tani  më për të tretin vit ndan edhe çmimin kombëtar Ali Vishko  , ku këtë vit ju nda profesorit Remzi Nesimit, për punë e pa lodhshme të tij, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi arsimit, dhe dha më të mirën për popullin shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë.
 
“Momenti kulmorë ka qenë ndarja e çmimit Ali Vishko i themeluar nga shoqata jonë në vitin 2014 –të. Ky çmim kombëtar ndahet në çdo përvjetorë të Lidhjes së Prizrenit dhe ndahet për meritat e veçanta në fushën e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare dhe historiografisë, çmimin kombëtar e Ali Vishko në vitin 2016-të janë ndan pishtarit të njohur të arsimit shqip figurës më madhore që ka njohur gjuha shqipe, në R. Maqedonisë, profesorit Remzi Nesimit”, shtoi Sulejmani.
 
Në fund u ndanë edhe mirënjohje për disa institucione, shoqëri  artistike radio, mes tjerash  mirënjohje ju nda nga Shoqata për Kulturë dhe Art Tradita edhe Radio Shkupit.
 
VISAR SADIKI