Maqedoni

Siri rreth 20 të vdekur pas dy sulmeve terroriste

11.06.2016 18:55

Të paktën 20 persona duke përfshirë 13 civilë u vranë sot në dy sulme terroriste, njëri prej tyre me autobombë në afërsi të mauzoleumit shiit në Sayeda Zeinab...

Të paktën 20 persona duke përfshirë 13 civilë u vranë sot në dy sulme terroriste, njëri prej tyre me autobombë në afërsi të mauzoleumit shiit në Sayeda Zeinab, rreth 10 kilometra nga Damasku, referuar një bilanci paraprak të një Organizate joqeveritare.
 
Bilanci i dy sulmeve u rrit në 20 të vdekur, duke përfshirë 13 civilë dhe rreth 30 të plagosur”, deklaroi për median Rami Abdel Rahmane, drejtor i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut.
 
Shpërthimi i parë, nga një atentator që mbante veshur një brez me eksploziv, ndodhi në hyrje të zonës, ndërsa i dyti, me autobombë, në rrugën Al Teen, jo shumë larg tempullit.
 
Tempulli Sajida Zeinab, me kupolën e artë, ka në brendësi varrin e një prej mbesave të profetit Muhamed dhe vazhdon të tërheqë pelegrinë shiitë, pavarësisht luftës civile.
 
Luftëtarë shiitë nga i gjithë rajoni i janë bashkuar konfliktit në Siri me argumentin se dëshirojnë të mbrojnë tempullin nga lufta civile.
 
Lëvizja shiite libaneze Hezbollah e ka cituar atë si arsyen kryesore pse ka zgjedhur për të luftuar përkrah forcave të presidentit sirian, Bashar al Assad.