Futboll

Shqipëria debuton me humbje në EURO 2016

11.06.2016 19:51

Shqipëria humbet 1-0 sfidën e parë në Francë 2016. Një disfatë minimale e gatuar nga gabimet individuale por mbi të gjitha nga shpërdorime të pabesueshme para portës...

Padyshim që meritonim më shumë nga një ndeshje e emocionmeve të jashtëzakonshme me tifozët shqptarë që kioshin gnjhyrosur kuqezi stadiumin e Lens.
 
Është kjo Shqipëria që hyn në fushën e Bollaert-Delelis për debutimin europian. Është ky himni shqiptar që këndohet për herë të parë në një event madhor futbollistik. Momente drithëruese, këndojnë të gjithë bashkë lojtarë dhe tifozët që kanë mbushur stadiumin, për të treguar se kush dominon duelin e tifozëve, është kjo shqipja dykrenare që valëvitet.
 
Asnjë ndryshim në formacionin e paralajmëruar nga Sport Neës, 4-5-1 që shndërrohet dhe në 4-3-3 me Mavrajn e Canën para Bërishës, Kukelin në kabinën e regjisë dhe Sadikun në sulm. Plot 5 shqiptarë në rradhët e Zvicrës me Shaqirin, Mehmedin, Xhemaili, Behramin e Granit Xhakën titullarë . Përaqfimi i fundit i vëllezërve Xhaka para se të jenë kundërsdhtarë për 90 minuta me Taulantin që gjuan dhe topin e parë të shqipërisë në një europian. Edhe këtu e përndjek shqipërinë sindroma e golit të shpejtë. Që në minutën e pestë dalje krejtësisht e gabuar në një goditje këndi e Berishës, përfiton Fabian Schar që ndëshkon Shqipërinë.
 
Në avantazh të shpejtë Zvicra përpiqet të menaxhojë ndërsa Shqipëria nuk gjen dot hapësirta, nuk mjafton goditja e lehtë e Taulant Xhakës në minutën e 15, menjëherë më pas Seferovic del i vetëm në hyrje të zonës por këtë herë është gati Berisha, padyshim i shqetësuar në stol De Biasi, (minuta 17),  Në të 23 Lorik Cana merr një karton të verdhë për këtë ndërhyrje ndaj Xhemailit, do të rezultojë vendimtar më pas, në të 26 tauklant Xhaka kombinon me Roshin dhe gjuan jashtë, rasti i parë për Shqipërinë, ai i arti vjen pas gjysmë ore lojë, kur Hysaj shpik një asist të mrekullueshëm nga mesi i fushës për Armando Sadikun që e gjen vetëm të vetëm me Somer por nuk arrin të shënojë. Cfarë rastio, as vetë Sadiku nuk arrin ta besojë cfarë ka humbur.
 
Goditje e rëndë për Shqipërinë në të 36, Cana në vështirësi në duelin me Seferovic, rrëzohet në tokë dhe largon topin me dorë, Carballo nuk ka dyshime, karton i dytë i vgerdhë për Canën që lë fushën, dhe humbet dhe ndeshjen e ardhshme me Francën.
 
Nga goditja e dënimit Blerim Xhemaili. Mbeten të rrezikshëm zviceranët me Xhemailin që provon sërish në të 40 duke gjuajtur jashtë ndërsa 3 minuta më pas është Seferovic që tenton nga brenda zonës me Berishën që neutralizon goditjen.
 
Pjesa e dytë nis pa zëvendësime por me Kukelin të tërhequr në mbrojtje, Shqipëria mbetet  në kërkim të golit edhe në inferioritet numerik. Në të 50 Hysaj bën bis me një tjetër asist për Sadikun që nuk arrin dot në takimin me topin, ndeshje ritmike me Seferovic që shfaqet rrezikshëm në të 53 por Berisha një tjetër herë i thotë jo.
 
Në të 61 përfundon ndeshja e Taulant Xhakës që i bën vend Ergys Kaces , e përjeton disi me nervozizëm i madhi i vëllezërve Xhaka. Kundërsulm i artë për Zvicrën në të 66 me Seferovic që del i vetëm para Berishës që bën një mrekulli të vërtetë, kprishtinaliu është kthyer në makthin e boshnjakut që i mbetet vetëm ti gjuajë shtyllës.
 
Në të 73 tjetër zëvendësim me Cikalleshin që zë vendin e Roshit, vetëm 2 minuta më vonë shqiptarëve ju duhet të vënë duart ne koke, Hysaj bën gjeometrin dhe nxjerr të lirë Sadikun  që konfirmon ditën jo.
 
Në të 79 ka një pretendim të Lenjanit për 11 metërsh por Carballo vazhdon lojën.
 
3 minuta më vonë është rradha e Shaqirit për tu përballur me Berishën, finale e nxehtë me Shqipërinë që mbetet para e vendosur për të gjetur golin e barazimit dhe mundësinë e artë e ka në minutën e 87, Gashi në pozicion të rregullt del i vetëm para Sommer, ka kohë hapësirë dhe cfarë të dojë për të shënuar, por gabon në mënyrë të pabesueshme.
 
E pamundur të humbet një mundësi e tillë. Nuk ke se ctë kërkosh më tepër pavarësisht minutave të mbetura dhe përfundon mes duartrokitjeve e përaafimeve në fushë me Shqipërinë që humbet 1-0 ndeshjen e saj të parë në një europian.