Maqedoni

Kumanovë, OH “Hilal” ndau pako për skamnorët

11.06.2016 19:36

OH “Hilal”, në Myftininë e Kumanovës , ka solur një kontingjent ndihmash prej 300 pako për skamnorët më në nevojë në këtë territor...

Me këtë rast, Myftiu i Kumanovës, Abedin Ymeri, foli për peshën e humanitetit si akt islam gjatë muajit të Ramazanit duke sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së familjeve më të varfëra të Myftinisë së Kumanovës.
 
“Kështu që sot në Kumanovë kjo organizatë e cila vepron në kunadër të Bashkësisë Islame të Maqedonisë ka sjellur për skamnorët 300 pako me artikuj ushqimorë mbrenda pë mbrenda ,ku cdo pako ka më tepër se 27 kg”, ka thënë Abedin Ymeri.
 
Ndërkaq, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti ka falënderuar angazhimin personal të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, për sigurimin e këtij donacioni të përbërë prej mijëra pakove me artikuj ushqimor e higjienik.
 
Sinkron Mustafa ef. Dauti - kryetari i OH HILAL: “Kemi paraparë gjithësej 25 aksione komplet në të gjithë territorin, aksionet do të jenë të karakterit të ndryshëm .Aksionet vetëm se kemi filluar ti realizojmë në cdo myftini të Bashkësisë Fetare Islame, ku i kemi edhe bazat tona.Karakteri i tyre është shpërndarja e pakove me produket ushqimore  dhe mjete higjienike, shtrimi I iftarëve”.
 
OH Hilal gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit planifikon që gjithandej ku ka nevojë  të del në ndihmë me ndihma humanitare.
 
NEXHAT AQIFI