Maqedoni
Megjashi: Arsim falas dhe obligativ për fëmijët e varfër
11.06.2016 20:02
Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” apeloi për mos keqpërdorimin e punës së fëmijëve dhe të sigurohet përfshierja e të gjithë fëmijëve në arsimin parashkollor...

Ky apel dërgohet me rastin e 12 qershorit – Ditës Ndërkombëtare për luftë kundër keqpërdorimit të punës së fëmijëve.
Gjithandej në botë, miliona fëmijë për çdo ditë përballen me format më të rënda të keqpërdorimit të punës së fëmijëve.
Në këtë kategori bien të gjitha format e robërisë, furnizimit ose ofertës të fëmijëve për prostituim, për prodhim me fotografi, shitje ose tregti me fëmijë dhe tregti me drogë.
Njëherit, këto fëmijë janë në rrezikun e vazhdueshëm të punës dhe janë të hequr nga e drejta e kujdesit të përshtatshëm për shëndetin e tyre, si dhe të drejtën për arsim të përshtatshëm. Thjesht, ata janë të privuar nga liritë dhe të drejtat e tyre bazë.
Në Maqedoni, sipas të dhënave të ambasadës ‘Megjashi’, mbi 18.500 fëmijë nuk shkojnë në shkollë dhe mbi 2 mijë fëmijë për çdo ditë, ditën e kalojnë në rrugë në kushte jo njerëzore ku puna e tyre keqpërdoret.
Këto fëmijë janë të moshave të ndryshme dhe nga nacionalitete të ndryshme, megjithatë më në numër janë fëmijët romë.
