Maqedoni
Greqi, për trafikim të refugjatëve arrestohet një shtetas i Maqedonisë
12.06.2016 14:34
Policia greke ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili akuzohet për trafikim të refugjatëve nga Greqia, në drejtim të BE-së...

30 vjeçari, ndaj të cilit ka një fletëarrest nga Interpoli i Maqedonisë, është kapur dhe arrestuar në rrethinën e Seresit, në Greqi.
Sipas fletëarrestit, ky shtetas ngarkohet me pjesëmarrje në rrejt organizate, e cila ka transportuar refugjatë deri në Gjevgjeli, në mënyrë joligjore, pra nga kufiri grekomaqedonas, në drejtim të Serbisë, nga janari deri në tetor të vitit 2014.
I arrestuari do të përgjigjet para prokurorisë së Selanikut, ku duhet të përcaktohet procedura për ekstradimin e tij në Maqedoni.
Sipas të dhënave të Interpolit dhe Europolit, në vitin 2015, trafikantët e refugjatëve kanë fituar mbi 5 miliard dollarë.
