Maqedoni
Trajkovski: Janeva për “Kozmos” prezantoi akuza dhe manipulime pa dëshmi
12.06.2016 14:47
Katica Janeva në mënyrë të turpshme dhe jo profesionale i injoroi dhjetëra vendime...

Katica Janeva në mënyrë të turpshme dhe jo profesionale i injoroi dhjetëra vendime, ekspertiza dhe gjykime gjyqësore në dobi të komunës së Gazi Babës që qartas treguan se objekti Kozmos i Fiat Canoski është ndërtim pa leje, deklaroi kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas Trajkovski, Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva para një muaj e gjysmë në opinion i ka prezantuar akuzat dhe manipulimet, pa asnjë dëshmi për ndërtimin pa leje Kozmos dhe me këtë ia ka prishur imazhin.
“Pa asnjë dëshmi, akuzë e pastër politike dhe konstruksion ku secili jurist do të turpërohej. Katica Janeva i fshehu të gjitha faktet dhe argumentet dhe haptas mbajti qëndrimin se disa ndërtime pa leje duhet që të trajtohen më ndryshe nga të tjerat. Selektivitet i zbatuar me urdhër të Zoran Zaev. Edhe përskaj të gjitha dëshmive të cilat u dërguan nga ana e jonë deri te Prokuroria Speciale Publike, Katica Janeva megjithatë doli në pres konferencë dhe vendosi që mua dhe kolegëve të mi të na prish imazhin përmes plasimit të gënjeshtarve dhe shpifjeve”, tha Toni Trajkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës.
Në lidhje me kërkesën e PSP-së që të zbatohet masa e kujdesit, Trajkovski theksoi se nuk e ka në plan që të shkoj diku, sidomos kur është i bindur se e vërteta është në anën e tij.
REJHANE BUSHI METAJ
