BDI-FUSHATA

BDI vazhdon fushatën “JO presidentit të njëanshëm”

26.03.2014 14:08

BDI mbrëmë ka realizuar një takim me simpatizantët e kësaj partie në Saraj të Shkupit…….

BDI mbrëmë ka realizuar një takim me simpatizantët e kësaj partie në Saraj të Shkupit, ku ka promvuar idenë për t'i thonë jo zgjedhjeve presidenciale.

Lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti u shpreh se në Maqedoni jetojnë edhe shqiptarët, por jetojnë të ndarë në këtë shtet dhe se tani duhet të fillohet të promovohen figura, personalitet që i afrojnë qytetarët në Maqedoni e jo që i ndajnë.

Ai tha se në dy dekadat e fundit me zgjedhjet presidenciale janë bërë eksperimenti, përfshi edhe 10vjeçarin e fundit ku edhe BDI deri më tani ka garuar në zgjedhjet presidneciale. Ahmeti shprehi keqardhje për PDSH dhe kandidatin e saj Iljas Halimin, të cilët nuk ju bashkuan idesë së BDI për t’ju dhënë rëndësi shqiptarëve.

Ahmeti mbështesve të vetë në Saraj, ju bëri thirje që ditën e zgjedhjeve presidenciale të rrijnë në shtëpijë dhe të mos luajnë nga vendi, duke shtuar se kur do të vije koha për një president të pranueshëm athëher edhe vetë BDI do të japë kontributë.

“Njëzet vite janë bërë eksperimente, këto 10 vite e kamë provuar edhe unë vetë personalishtë dhe bëheshemi të sigurtë se fitojm presidentin në Maqedoni apo sic ndodhë tani me z.Iljas Halimin e që më vjen keqë. Unë kamë ftuar oponentët tanë se hajde të bashkoehemi reth idesë kombtare, ta shtyjmë bashkë këtë proces ti bëjmë të rëndësishëm shqiptarët në Maqedoni. Me kandidaturën e Ilas halimit lëndohet pakë idea e BDI-së dhe kjo është një ashkël e vogël në trupin e shëndoshë që nuk ja merë as imunitetin e as forcën BDI-së” tha Kryetari i BDI-së,  Ali Ahmeti.

Vota e shqiptarëve është e vlefshme dhe nuk guxon  t’u falet atyre që për pazarllëqe nëpër kafenet e Shkupit i shesin interest e shqiptarëve për interesat e tyre, theksoi Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhorë Abdylaqim Ademi. Ai njëherësh rrikujtoi të kaluarën politike të Iljaz Halimit, duke përmendur “Shkupin 2014”, që mbanë autorsin e tij.

“Kohëve të fundit ka filluar një fushatë kundër BDI-së nga të gjitha subjektet politike në vendë dhe kemi sulme nga të gjitha anët. Partitë politike maqedonase na sulmojnë dhe ata duke sulmuar BDI-në, dëshirojnë që të rrisin vertiktine tyre dhe numrin e votive, mirpo për ne është ironike sulmi që bëhet nga oponenti jonë PDSH dhe kryetari i saj, i cili në të ashtuquajturat takime me qytetarë na sulmonë neve. Ai thotë se ne duhet të kërkojmë falje për projektin që mbanë autorsin e tij “Shkupi2014”. Çfarë cinizmi. Ai është njeri që nuk i intereson Shkupi, dhe ai tha se ne kemi dhënë pëlqimin për “Shkupin 2014”” – tha Shef i Shtabit Zgjedhor, Abdylaqim Ademi.  

Para të pranishmëve me fjalimin e tyre u paraqit edhe Rafis Haliti, kandidatë për deputet,  i cili tha se shqiptarët në 20 vjeçarin e fundit sa u përket zgjedhjeve presidenciale çdoherë janë akuzuar për mbushje të kutive të votimit.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti theksoi se me veprimet e fundit politike që ka bërë BDI dhe me idenë e madhe për konsenzusin vetëm se forconë konceptin e shqiptarëve në Maqedoni për shtetformsim. (Afrim Tanallari, TVM2)